Edi Rama tregon kur do t’i hapë kufijtë tokësorë
13 maj 2020
| 09:02
Kryeministri Edi Rama, me anë të një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarët, është shprehur se në ditët në vijim do të merren vendimmarrje të tjera për fazën e hapjes ndaj Covid-19.
Rama ka treguar se brenda muajit maj do të punohet për hapjen e kufijve. “Brenda pak ditësh do të dalim me vendimmarrje. Do të vazhdojnë të lehtësohen. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësorë të hapen. Shpresoj se kjo të jetë e mundur. Kushdo që vjen karantinohet në shtëpi. Shengeni është i mbyllur deri më 15 qershor. Fluturimet janë të kufizuara”. tha Rama.