
Edi Rama tregon sa turistë kanë hyrë në dy javët e para të gushtit në Shqipëri
16 gusht 2021
| 13:43
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria është një destinacion turistik.
Përmes një shënimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Rama ka treguar se vetëm në dy javët e para të gushtit kanë hyrë 859,316 turistë, rreth 4.5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, do të thotë para pandemisë.
“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, ka shkruar Rama.