Edi Rama tregon se çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës politike
18 korrik 2022
| 15:28
Qëllimi i kryeministrit të Shqipërisë, pas përfundimit të karrierës së tij politike është të bëhet një dizajnues rrobash.
Kështu ka deklaruar vetë Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”.
Ai ka thënë se dëshiron ta ushtrojë “profesionin e ri” brenda Shqipërisë. Edhe pse vendi mund të duket i mërzitshëm, ka thënë se nuk është mjaftueshëm sa për ta lënë dhe për tu larguar.
Çfarë do të dëshironit të bënit pas karrierës suaj politike?
Edi Rama: Ndoshta të dizajnojë rrobat e mia si stilist.
Në Shqipëri apo jashtë saj?
Edi Rama: Në Shqipëri. Shqipëria mund të duket e mërzitshme. Por, jo aq sa për ta lënë. /Abcnews.al/