Edi Rama uron Vetëvendosjen

15 shkurt 2021 | 12:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha partitë politike në Kosovë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe fituesen e këtyre zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.

Rama ka thënë se pret që ky vullnet i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik e social.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LV-së, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Nexhmedin Spahiu, është shprehur se rezultati zgjedhor që…