Edi Ramës i ‘thyhet’ zemra në Ukrainë
15 qershor 2022
| 11:31
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Ukrainë bashkë me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviq.
Kreu i qeverisë shqiptare, ka postuar fotografi të reja nga vizita në disa qytete të shkatërruara nga lufta.
Në postimin e ri, Rama e ka vendosur një zemër të thyer krahas flamurit të Ukrainës, duke treguar kështu se është “thyer” nga ato që ka parë e dëgjuar.