Edicioni i 71 i Sanremos, shqiptari Ermal Meta merr vendin e tretë
07 mars 2021
| 09:58
Në një mbrëmje të gjatë ku gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, këngëtari shqiptar Ermal Meta zuri vendin e tretë në edicionin e 71 të Sanremos me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’ e cila shumë e pëlqyer nga publiku.
Maneskin janë fituesit e edicionit të 71 të festivalit Sanremo.
Grupi i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio fituan me këngën ‘Zitti e buona’.
Në vendin e dytë u rëndit Fedez dhe Francesca Michielin me ‘Call me name’.
Në skenën e Ariston përformuan live 26 këngëtarët big, ndërkohë që kënga e Ermal Metës ishte një nga këngët pretendente për çmimin e parë.