Edicioni i ri në Superligë nis më 12 gusht
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi.
Në këtë mbledhje KE bëri një rezyme për përfundimit të garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë me konstatimin se garat ishin zhvilluar sipas dinamikës së paraparë e që reflektuan me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportivë.
KE uroi ekipet që arritën të kalojnë një rang më të lartë të garave, ndërsa atyre që u larguan nga ligat u dëshiroi suksese në të ardhmen. KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024, ndërsa edicioni i ri 2023/2024 fillon me garat e Superligës më 12 gusht, ndërkaq ato të Ligës së Parë më 19 gusht.
Njëkohësisht garat e Ligës U21 nisin njëjtë me garat e Superligës më 12 gusht. KE miratoi edhe Rregulloret e garave në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, njofton FFK.