Edison Tërnava pritet të emërohet drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në komunën e Mitrovicës
17 dhjetor 2021
| 20:09
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, para tri javësh ka marrë detyrën e kryetarit. Hamza deri më tani ka emëruar vetëm Arian Tahirin nënkryetar të komunës.
Hamza deri më tash nuk ka emëruar zyrtarisht akoma asnjë drejtor komunal, duke i lënë nën ‘ethe’ pretendentët për këto pozita.
Veriu.info mëson se kryetari Hamza javën e ardhshme do ta emëroj Edison Tërnavën, drejtor të Drejtorisë së Urbanizmit, i cili me profesion është arkitekt.
Tërnava është i angazhuar në PDK që nga viti 2007 dhe është anëtar i Kryesisë në degën e PDK-së në Mitrovicë.