Edita Tahiri: Asociacioni me kushte minimaliste i qeverisë tonë minimaliste
19 mars 2024
| 12:33
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar sërish sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka kritikuar Qeverinë Kurti në këtë pikë.
“Asociacioni me kushte minimaliste i qeverisë tonë minimaliste – që mjaftohet me hapat e Serbisë drejt njohjes faktike të Kosovës dhe jo me njohjen de jure të Kosovës!”, ka shkruar Tahiri.