Edita Tahiri: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në KE, kusht duhet të jetë njohja de jure
05 prill 2024
| 07:57
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë, ka theksuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por sipas saj, kusht duhet të jetë njohja de jure e shtetit të Kosovës.
“Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, kusht duhet të jetë njohja de jure e shtetit të Kosovës nga Serbia. Këtë propagandë që po e bën Kurti është për t’i hedhur hi syve militantëve të VV-së”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.