Edita Tahiri: Borrelli në vend të normalizimit të marrëdhënieve në dialog, arriti tensione

01 dhjetor 2024 | 10:52

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se sot Borrell ka përfunduar mandatin si ndërmjetësues i BE-së.

Ajo ka thënë se Borrell në vend të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në dialog arriti tensione, nuk e ndëshkoi Serbinë por Kosovën.

“Madje Serbia e pandëshkuar për sulmin hegjemon në Banjskë vijoi me sulmin ndaj Kosovës siç ishte sulmi në kanalin e ujit të Iber Lepencit. Të shpresojmë se pasardhësja e tij Kaja Kallas do të ketë parasysh këto dështime të BE-së”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi,…