Edita Tahiri dekorohet nga presidenti Thaçi
23 shkurt 2018
| 16:43
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të ndarjes se dekoratave për nderë të 10-vjetorit të Pavarësisë, të premten ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, ish-ministren e Dialogut, Edita Tahiri.
“Për kontributin intensiv në skenën politike që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta deri më sot, kam dekoruar Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”.
“Ajo ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujesë, në forcimin e pluralizmit politik, si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në implementimin e marrëveshjeve teknike midis dy vendeve”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.