Edita Tahiri: Drejtësia ndërkombëtare duhet të flas për gratë tona viktima të luftës

18 maj 2019 | 15:10

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se drejtësia ndërkombëtare duhet të flas për gratë viktima të luftës.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se drejtësia duhet të vihet në vend për t’ua kthyer dinjitetin grave tona. “Kriminelët duhet dhe do të denohen”, ka shkruar Tahiri.

“Një gjykatë ndërkombëtare për krimet gjenocidale të dhunimit të grave shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, i jep drejtësi kësaj tragjedie”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Permes peticionit gjithepopullor ne vitin 2014, Qytetaret e Kosoves u bene zeri me i fuqishem per mbrojtjen dhe drejtesine nderkombetare per grate tona shqiptare te dhunuara gjate luftes gjenocidale serbe kunder Kosoves. Kete peticion e dorezova une si Kryetare e Bordit te Grave per Peticionin ne OKB ne mars te ketij viti. Drejtesia nderkombetare duhet te flas per grate tona viktima te luftes. Drejtesia duhet te vehet ne vend per tua kthyer dinjitetin grave tona, kriminelet duhet dhe do te denohen. Drejtesia vonohet por vjen nje dite, ashtu sikurse ka ardhur edhe per grate tjera ne lufterat tjera ne bote. Kjo tragjedi eshte nje dhembje e madhe kombetare dhe nje e vertete e hidhur te cilen nuk mund ta zbeh askush. Do te punojme te gjithe se bashku qe drejtesia nderkombetare te vehet ne vend. Nje Gjykate nderkombetare per krimet gjenocidale te dhunimit te grave shqiptare nga forcat serbe gjate luftes ne Kosove 1998-1999, i jep drejtesi kesaj tragjedie. Peticioni jone i dorezuar ne OKB kerkon nga OKB te pergatise raport zyrtar per kete ceshtje, per 20000 gra te dhunuara ne luften e Kosoves, si dhe krijimin e mekanizmit nderkombetar per ti sjelle kriminelet e luftes para drejtesise.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencën pas përfundimit të…