Edita Tahiri falënderon presidentin Meta për dekoratën
10 mars 2022
| 10:48
Ish-ministrja për Dialog dhe ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri ka falënderuar për Dekoratën Presidenciale “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
“Jam e nderuar dhe e frymëzuar. Kisha privilegjin t’i prij dhe shërbej kombit tonë të mrekullueshem shqiptar, gjatë rrugës sonë të vështirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. këtë dekoratë presidenciale ia dedikoj kombit shqiptar dhe gjithë atyre që kontribuan dhe u flijuan për këtë fitore historike”, ka shkruar Edita Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Presidenti Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut” Edita Tahirin