Edita Tahiri fton ShBA-në ta hapë zyrën e Departamentit të Mbrojtjes në Kosovë
21 tetor 2020
| 11:10
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me hapjen e zyrës përfaqësuese të Ministrisë ruse të Mbrojtjes në Serbi, raporton “Epoka e re”.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se derisa Rusia po zbarkon në Serbi me zyrën e saj të Ministrisë së Mbrojtjes, Tahiri ka ftuar ShBA-në ta hapë zyrën e Departamentit të Mbrojtjes në Kosovë.
“Rusia po zbarkon në Serbi me zyrën e saj të ministrisë së mbrojtjes. Tani SHBA duhet të zbarkojë në Kosovë me zyrën e saj të departamentit për mbrojtje. Është koha që NATO ta kompletoj integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për t’i parandaluar ambiciet gjeopolitike ruse në rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Edita Tahiri.