Edita Tahiri: Fuqizimi i shtetit nga brenda fuqizon Kosovën në politikat e jashtme
20 nëntor 2019
| 19:02
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mbajtur takim me diplomatët e rinj në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se ishte kënaqësi që t’i takojë këta diplomatë.
“Fuqizimi i shtetit nga brenda fuqizon Kosovën në politikat e jashtme, ndërsa interesi nacional është busolla e diplomacisë”, ka shkruar ajo.
Tahiri ka falendëruar drejtorin e kësaj akademie Fatmir Haxholli dhe drejtorin e departamentit Dren Zeka.
“Pritja me lule ishte surprizë e veçantë nga doajeni i protokollit shtetëror Haki Merovci”, ka shkruar Tahiri.