Edita Tahiri kërkon që djali i Sorosit të shpallet person “non grata”
03 nëntor 2021
| 12:09
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se vizita e kryeministri shqiptar Edi Rama në Beograd dhe vizita e djalit të George Sorosit në Prishtinë mund të sjellin lojëra të rrezikshme për Kosovën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kosova duhet ta shpall Alexander Sorosin person “non grata”.
Sipas saj, djali i Sorosit ka punuar hapur për shkëmbin territoresh.
“Edi Rama në Beograd, djali i Sorosit pardje në Prishtinë….Lojëra të rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramën dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit që hapur punoi për ‘shkëmbimin e territoreve’”, ka shkruar Tahiri.