Edita Tahiri: Kjo qeveri në ikje, vet e ka marrë rrugën e shkuarjes. Nuk po i pret as zgjedhjet

08 janar 2025 | 23:16

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të partisë në pushtet, LV-së, për t’i ikur debatit me mediet.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se qeveria Kurti po ikën nga mediet, parlamenti dhe nga prokuroria kur thirrët për korrupsion.

“Ikje nga mediat, ikje nga parlamenti kur debatohen çështje të dështimeve madhore, ikje nga prokuroria kur thirrët për çështje korrupsioni – kjo qeveri në ikje, vet e ka marrë rrugën e shkuarjes …as nuk po i pret zgjedhjet..”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se…