Edita Tahiri: Kufijtë janë të paprekshëm

01 nëntor 2018 | 23:09

Ish-ministrja për Dialog, njëherësh edhe ish-shefe e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri, po vazhdon kundërshtimin e saj për ndryshimin e kufijve.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka postuar disa fotografi gjatë punës së saj sa ishte kryenegociatore e Kosovës në këtë proces.

“Kufijtë ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë u vendosen në dialogun e Brukselit, përmes marrëveshjes së IBM-së. Së bashku me Bashkimin Evropian madje me helikopterët e tyre, ekipi trepalësh përcaktoi pikat kufitare në gjashtë pikëkalimet  mes dy shteteve. Ky mision shtetëbërës është në fotot në vijim. Askush nuk mund t’i prekë këta kufij sepse gjithe populli do t’i mbroj”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se…