Edita Tahiri kujton lirimin e babait nga burgu në vitin 1962
Ish-kryenegociatorja në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kujtuar lirimin e babait të tij nga burgu në vitin 1962.
Në një postim në “Facebook”, Tahiri ka kujtuar se kur kishte një vjet, babai i saj ishte arrestuar për shkak të tentativave për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Sot është dita e lirimit të babait tim nga burgu në vitin 1962. Një ditë gëzimi i veçantë, një datë historike për familjen tonë. Babai im Veli Tahiri ( i njohur si Veli Asllani në Prizren) ishte i burgosur politik, për veprimtarinë e tij patriotike për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai veproi në Lëvizjen ilegale Nacional Demokratike Shqiptare në zonën e Prizrenit, së bashku me veprimtarë tjerë. U dënua me burg pesë vjet, prej 1 korrik 1957 deri 2 prill 1962, vuajti burgun në Mitrovicën e Sremit, në kohën e rëndë për shqiptarët të njohur si ‘koha e Rankoviqit’. Unë isha 1 vjeç kur ai shkoi në burg, kur erdhi isha bërë 6 vjeçe, atë ditë mbaroi ‘fëmijëria ime e burgosur’. Babai erdhi nga burgu por nuk rrinte me neve as edhe në tavolinën e drekës, sepse u kthye i sëmurë i rëndë psikik nga torturat çnjerëzore serbe deri në kurorën elektrike. Shkoi gati dhjetë vjet deri sa ai u shërua, megjithatë asnjëherë nuk rrëfeu për vuajtjet e tij edhe përkundër insistimit të neve pesë fëmijëve. Porosia e tij ishte ndiqni idealet kombëtare pavarësisht sfidave dhe pasojave sepse kombi shqiptar duhet të bashkohet! Padrejtësia ndaj kombit duhet luftuar thoshte ai”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Tahirit:
Sot është dita e lirimit të babait tim nga burgu në vitin 1962. Një ditë gëzimi i veçantë, një datë historike për familjen tonë. Babai im Veli Tahiri ( i njohur si Veli Asllani në Prizren) ishte i burgosur politik, për veprimtarinë e tij patriotike për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Ai veproi në Lëvizjen ilegale Nacional Demokratike Shqiptare në zonën e Prizrenit, së bashku me veprimtarë tjerë. U dënua me burg pesë vjet, prej 1 korrik 1957 deri 2 prill 1962, vuajti burgun në Mitrovicën e Sremit, në kohën e rëndë për shqiptarët të njohur si ‘koha e Rankoviqit’. Unë isha 1 vjeç kur ai shkoi në burg, kur erdhi isha bërë 6 vjeçe, atë ditë mbaroi “fëmijëria ime e burgosur”.
Babai erdhi nga burgu por nuk rrinte me neve as edhe në tavolinën e drekës, sepse u kthye i sëmurë i rëndë psikik nga tornuat çnjerëzore serbe deri në kurorën elektrike. Shkoi gati dhjetë vjet deri sa ai u shërua, megjithatë asnjëherë nuk rrëfeu për vuajtjet e tij edhe përkundër insistimit të neve pesë fëmijëve. Porosia e tij ishte ndiqni idealet kombëtare pavarësisht sfidave dhe pasojave sepse kombi shqiptar duhet të bashkohet! Padrejtësia ndaj kombit duhet luftuar thoshte ai.
Gjithmonë krenare që jam bija e tij! pas shumë vite të veprimtarisë sime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kam treguar publikisht se jam bija e të burgosurit politik. Kur më kanë pyetur pse nuk kisha treguar qysh në fillim të veprimtarisë sime, përgjigja ime ishte: babai im ka dhënë kontributin e tij kombëtar, ky është kontributi im kombëtar sepse secilit shqiptar i takon ta bëjë detyrën kombëtare!