Edita Tahiri: Kur kombi është në rrezik të gjithë duhet të bashkohen
01 dhjetor 2019
| 12:19
Ish-ministrja për Dialog, njëherësh kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Edita Tahiri bëni një lidhje live në Open në ‘Top Channel, ka folur pët situatën pas tërmetit në Shqipëri.
“Duhet rikthimi i jetës tek banorët e Thumanës, Durrësit pasi jeta është shumë e rëndësishme. Duhet që të gjithë figurat kryesore të shkojnë dhe të kontribojnë për të dhanë jetë në këto vende. Do përfitoj nga rasti për të ba një thirrje. Kur kombi është në rrezik ku në këtë rast është natyror duhet që të gjithë politikanët, të bashkohen për të mirë të kombit. Duhet të kontribojmë artistë, politikanë, gazetarë që të risjellim jetën në zonat e prekura”, ka thënë Edita Tahiri.