Edita Tahiri: Kurti bëri fushatë politike në Amerikë, nuk solli asnjë njohje
30 shtator 2024
| 11:02
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka bërë fushatë politike dhe jo fushatë diplomatike.
Në këtë drejtim, Tahiri ka kritikuar qeverinë që nuk ka sjellë asnjë njohje të re për Kosovën.
“Kreu i shtetit bëri fushatë politike në Amerikë dhe jo fushatë diplomatike – nuk solli asnjë njohje. Prej se kemi këtë qeveri nuk ka ardhur asnjë njohje për Kosovën- vendnumërim i paparë!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.