Edita Tahiri: Kurti e varrosi demokracinë, që me luftë e gjak e fituam
11 korrik 2024
| 22:04
Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar pas miratimit për ligjin e KPM-së.
Tahiri theksoi se me këtë vendim kryeministri Kurti gllabëroi mediat dhe gjykatat.
Madje sipas saj, Kurti e varrosi demokracinë në Kosovë.
“Kurti gllabëroi median dhe gjykatat. E varrosi demokracinë në Kosovë, që me luftë e gjak fituam lirinë dhe demokracinë”, tha Tahiri për GazetaBlic.