Edita Tahiri: Kurti me propagandën për dinarin po e vë në huti botën
30 prill 2024
| 12:11
Edita Tahiri, ish kryenegociatore dhe ish zëvendëskryeministre e Kosovës, ka reaguar sërish sa i përket çështjes së dinarit, që tashme është ngritur si temë edhe në dialogun Kosovë-Serbi.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se e gjithë bota e di se Kosova e përdor euron, por tash Kurti me propagandën për dinarin po e vë në huti botën.
“Krejt bota e dinë se Kosova e përdor euron dhe që është shteti i parë në Ballkan që përdor euron pas luftërave – tash Kurti me propagandën për dinarin po e vënë në huti boten – çfarë autogoli…mosdija është mjerim i mendjes!”, ka shkruar Tahiri.