Edita Tahiri: Kurti u vetizolua nga amerikanët, dikur na vizitonin sekretarët e shtetit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se këto ditë Kosova është duke jetuar e izoluar.
Tahiri ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është vetizoluar nga Amerika, teksa ka përmendur disa vizita të zyrtarëve amerikanë. Ajo ka thënë se dikur Kosova vizitohej nga sekretarë shteti.
“Absurde e izolime – Kosova u vetizolua nga Evropa, Rama u vetizolua nga Kosova – nuk u prit nga kryeministri i Kosovës (erdhi vet, shkoj vet). Kurti u vetizolua nga amerikanët për fajet e tij. Vërejeni këto vizita nga zyrtarë të lartë amerikanë në Kosovë nuk janë të Departamentit të Shtetit, por të sektorit të diplomacisë publike. Dikur na vizitonin sekretarët e Shtetit e zëvendëssekretarët, sot në këtë absurd po jetojmë!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.