Edita Tahiri mbron pozicionin e Gjermanisë për kufijtë
01 nëntor 2018
| 16:25
Ish-ministrja për Dialog, njëherësh edhe ish-shefe e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka ripërsëritur qëndrimin e saj për ndryshimin e kufijve.
Ajo ka thënë se ndryshimi i kufijve sjell paqëndrueshmëri në Ballkan dhe luftëra të reja.
“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në “Twitter”.