Edita Tahiri: Nuk është kjo koha e duhur për të bërë dialog
02 prill 2019
| 10:31
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” se tani nuk është koha e duhur për të bërë dialog me Serbinë.
“Nga njohuritë e mia në marrëdhëniet ndërkombëtare mund të them se nuk është kjo koha e duhur për të bërë dialog, sepse kemi pasur lojëra djallëzore, sekrete, të treshes së njohur tashmë Thaçi-Vuçiq-Rama për këtë çështje. Por, siç dihet, këto lojëra mbeten pa përkrahje, sepse edhe një herë populli i Kosovës tregoi se askush nuk mund të punojë pas shpinës dhe as kundër vullnetit të tij”, ka shkruar Edita Tahiri.
“Këtë po e them si një ndër themelueset e këtij shteti të Kosovës që kam luftuar 30 vjet për këtë ëndërr”, ka shkruar Tahiri.