Edita Tahiri: Osmani nuk arriti ta takojë në ShBA as sekretarin e shtetit
11 nëntor 2021
| 11:55
Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Osmani nuk arriti ta takojë as sekretarin e shtetit amerikan.
“Presidentja nuk arriti ta takoj as Sekretarin e shtetit amerikan, ministrja e jashtme mbërriti vetëm deri në Iowa, ndërsa kryeministri fare nuk u ftua në Samitin e demokracisë. Çfarë rënie ne marrëdhëniet Kosove-SHBA! Çfarë dëmtimi i interesave shtetërore!”, ka shkruar Tahiri.