Edita Tahiri për koalicionet: Qytetarët janë lodhur me fjalë boshe tash 20 vjet, duan fakte
19 gusht 2019
| 18:13
Kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Edita Tahiri, ka komentuar arritjen e koalicionit të parë në mes AAK-së dhe PSD-së dhe për koalicionet e tjera që po paralajmërohen.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se nisen koalicionet parazgjedhore me plot gojë për luftën kundër korrupsionit.
“Por nuk u tha se te akuzuarit për korrupsion dhe ata që janë nen hetime nuk do të lejohen të kandidojnë për zgjedhje. Qytetarët janë lodhur me fjalë boshe tash 20 vjet, duan fakte..”, ka shkruar Tahiri.
/Epoka e re/