Edita Tahiri përkujton 20-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit
28 shkurt 2018
| 21:43
Ish-ministrja e Dialogut, njëherësh kryetare e Alternatives Demokratike të Kosovës (ADK), Edita Tahiri, ka kujtuar 20-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit.
“20 vjet nga masakra e Likoshanit dhe Qirezit. Bota u trondit dhe u tmerrua nga masakra në familjen Ahmeti, e para në radhën e shumë familjeve shqiptare të asaj zone, që u goditen nga forcat e okupatorit serb. Lavdi dhe respekt për dëshmoret dhe martirët, gjaku i të cilëve është në themelet e shtetit të Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Edita Tahiri.