Edita Tahiri publikon foto nga koha e shënjimit të kufirit Kosovë – Serbi: Këto janë suksese historike të qeverive të kaluara

23 janar 2025 | 16:20

Ish-kryenegociatortja e Kosovës për bisedime Serbinë, Edita Tahiri, ka publikuar disa fotografi nga koha kur janë shënjuar pikat kufitare në veri në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka treguar se një gjë e tillë ishte bërë me praninë e tri palëve: Kosovës, EULEX-it dhe Serbisë.

Tahiri ka shkruar në “Facebook”  se këto janë suksese historike të qeverive të kaluara.

“Këto foto dëshmojnë vendosjen sovranitetit territorial të shtetit të Kosovës në kufirin Kosove-Serbi – ku shënjuam pikat kufitare se bashku tre palët, Kosova, BE-ja dhe Serbia, shkuam me helikopterët e EULEX-it në vitin 2013. Këto janë suksese historike të neve qeverive te kaluara – me vepra jo me fjalë”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar…