Edita Tahiri: Shqetësuese pozita e Kosovës dhe Shqipërisë në raport me ShBA-në

18 shkurt 2025 | 12:32

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Konferenca e Munihut për Siguri la në margjina Ramën e Kurtin, që nuk arritën të takohen me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka thënë se është shumë shqetësuese pozita e dy shteteve tona në raport me ShBA-në dhe se ardhja e presidentit Trump është porosi se shtetet tona duhet të kenë liderë demokrat dhe jo autokrat.

“Konferenca e Munihut për Siguri la në margjina Ramën dhe Kurtin, nuk arritën të takohen me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, i cili në fjalimin e tij bëri me dije se liderë autokrat që shtypin opozitën e arrestojnë kundërshtarët politikë cenojnë vlerat e përbashkëta demokratike. Është shumë shqetësuese pozita e dy shteteve tona në raport me ShBA-në, ardhja e presidentit Trump është porosi se shtetet tona duhet të kenë liderë demokrat dhe jo autokrat – por një gjë e mirë ndodhi në Munih sepse Rama e Kurti i buzëqeshën njëri-tjetrit kur u takuan, pas një kohe të gjatë të buzëqeshjes së ngrirë që patën mes vete. Me gjasë mërzia e dobësimit politik e të dyve i afroi..”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur…