Edita Tahiri: Sot është dita kur Kuvendi duhet t’i mbroj kufijtë e shtetit të Kosovës
Ish-ministrja e Dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se sot është dita kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i mbroj kufijtë e shtetit të Kosovës, duke miratuar rezolutën në mënyrë unanime.
Ajo ka thënë se miratimi i kësaj rezolute është rikonfirmim i fitores së luftës për pavarësi kundër Serbisë dhe si dëshmi e zotësisë për të mbrojtur kufijtë dhe interesat kombëtare.
“Në 2011, rivendosem kufirin ndërshtetëror me Serbinë, në pikat kufitare në veri Jarinje dhe Bernjak, që i dogji Serbia pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës – në saje të marrëveshjes së IBM-it të arritur në dialogun e Brukselit. Në 2012-n, rivendosem autoritetet shtetërore të Kosovës, policinë dhe doganat, në këto dy pikëkalime. Në vitin 2013, siç shihet edhe në foto, vendosem pikat e kufirit në këto dy pikëkalime. Sot është dita kur Kuvendi i Kosovës duhet ti mbroj kufijtë e shtetit të Kosovës, duke miratuar rezolutën në mënyrë unanime, si rikonfirmim i fitores së luftës për pavarësi kundër Serbisë dhe si dëshmi e zotësisë tonë për të mbrojtur kufijtë dhe interesat kombëtare”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/