Edita Tahiri: Ta heqim këtë qeveri, në zgjedhjet e 9 shkurtit i heqim sanksionet e BE-së
16 dhjetor 2024
| 13:18
Politikanja Edita Tahiri ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do t’ia heq ndëshkimin Kosovës duke qenë se kjo çështje nuk përmendet në draft konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se gjasat anë ta heqim ketë qeveri në zgjedhjet e 9 shkurtit, në mënyrë t’i heqim sanksionet.
“Bashkimi Evropian nuk do t’ia heq ndëshkimin Kosovës duke qenë se kjo çështje nuk përmendet në draft konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së – gjasat tona janë ta heqim ketë qeveri në zgjedhjet e 9 shkurtit që t’i heqim sanksionet”, ka shkruar Tahiri.