Edita Tahiri: Temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës
Ish-ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka thënë se institucionet shtetërore janë kompletuar, por skena politike ka mbetur e polarizuar.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se i takon partisë në pushtet që të gjejë rrugët e bashkëpunimit me opozitës, pasi sipas saj temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës.
“Duke mos hyrë në gjëra që i ngjanin pazareve dje, dëshiroj të theksoj se institucionet u kompletuan, por skena politike mbeti shumë e polarizuar. Opozita në pjesën më të madhe doli kundër. I takon partisë në pushtet që të gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitën sepse temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës. U pa edhe dje, se po të mos bënte kompromis një pjesë e opozitës nuk do kishte rezultate”, shkruan Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.