Edita Tahiri thotë se Qeveria Kurti njohu vlerën e marrëveshjeve që dikur i kundërshtonte

21 shtator 2021 | 15:29

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Edita Tahiri, ka reaguar përsëri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin ndaj targave të Serbisë

Tahiri ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se me vendimin për reciprocitet ndaj targave të Serbisë, Qeveria Kurti ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit.

Përveç kësaj, Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti e ka njohur  vlerën e marrëveshjeve që dikur i kundërshtonte.

“Qeveria Kurti jo vetëm që zbatoi marrëveshjen e Brukselit për të cilën e uroj dhe mbështes, por edhe njohu vlerën e tyre që dikur e kundërshtonte!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të…