Edita Tahiri thotë se vendit i duhet një koalicion kombëtar që i mbron kufijtë
Ish-ministrja për Dialog, njëherësh kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Edita Tahiri, duke folur për situatën politike në vend pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ajo ka thënë se koalicionet partiake e qeverisëse edhe mund të prishen sepse kanë për bazë interesa partiake.
Por, sipas saj, është një koalicion që nuk mund të prishet, ai është koalicioni kombëtar për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.
Tahiri ka thënë se ky koalicion duhet të ketë për bazë interesin kombëtar, gjakun e derdhur për pavarësi dhe luftën e fituar pas një shekulli robërie.
“Kush pretendon se vetëm brezi ynë e fitoi luftën e kanë gabim, kjo luftë e jona për liri u fitua pas 100 vjetësh, brez pas brezash me sakrificat më sublime”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.