Edita Tahiri tregon përse nuk ka hyrë asnjëherë në ‘Shtëpinë e Pavarësisë’: LDK-ja të gjitha meritat ia ka lënë Rugovës
Tahiri teksa fliste për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe anëtarët e saj ka adresuar disa pakënaqësi. Njëra ndër to, siç është shprehur vetë ajo është “lënja në hije” e liderëve të Kryesisë së LDK-së të asaj periudhe dhe koncentrimi i meritave te ish-presidenti Ibrahim Rugova, njëherit edhe kryetari i LDK-së.
Tahiri beson se të gjithë pjesëtarët e kësaj lëvizje gjithëpërfshirëse kanë meritat e veta, për të cilët ka thënë se një ditë do të shkruhet historia edhe për ta.
“Procesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka qenë i lehtë, sepse ka qenë Lëvizje gjithëpopullore e gjithëpërfshirëse. Ne vetë Lidhjen Demokratike të Kosovës pak a shumë e kemi koncentruar të gjithë meritën te z. Rugova, kjo është e mirë, sepse lideri i ka meritat e veçanta, por ne që kemi qenë liderët e lëvizjes si pjesë e Kryesisë së LDK-së apo të qeverisë jemi lënë në hije. Pra, kryesisht kur flitet për LDK-në, flitet për Rugovën, por unë besoj se historia do të flas edhe për neve”, është shprehur Tahiri.
Teksa ka shprehur ndjesitë rreth trajtimit të këtyre figurave që ishin pranë presidentit Rugova asaj kohe, ajo ka ndarë edhe një tjetër detaj, duke treguar arsyen përse asnjëherë nuk ka hyrë në “Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës” ku punoi për 10 vjet, deklaratë kjo të cilën mund ta dëgjoni në vijim: