Edita Tahiri: Vonesat në krijimin e qeverisë nuk janë shenjë e mirë
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar vonesat në formimin e qeverisë së re.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vonesat në krijimin e qeverisë nuk janë shenjë e mirë.
“Vonesat në krijimin e qeverisë nuk janë shenjë e mirë për pritjet e atyre votuesve që i dhanë prioritet një partie që nuk kishte qenë në qeveri. Dita e mirë shihet në mëngjes, themi ne!”, ka shkruar Tahiri.
Po bëhen tre muaj që kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk janë pajtuar për një marrëveshje për bashkëqeverisje.
LV-ja njëanshëm pa pëlqimin e LDK-së, por me vota të saj, ka zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.
/Epoka e re/