Edita Tahiri, Vuçiqit: Të paska marrë malli për NATO-n
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook” ka reaguar rreth deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili masakrën e Reçakut e quajti trillim.
Tahiri ka treguar edhe për një komunikim që ka pasur me Vuçiqin gjatë procesit të dialogut, kur sipas saj, Vuçiqi ishte shfaqur si agresor dhe kërcënues.
“Vuçiqi i Serbisë rishfaqi mendësinë kriminale duke mohuar gjenocidin në Kosovë. Sot ai vë në dilemë kufijtë e shtetit të Kosovës, ndërsa e di mirë se Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi njohu ligjërisht kufijtë dhe shtetin e Kosovës. Njëherë gjatë dialogut në Bruksel Vuçiqi u shfaq si agresor dhe kërcënues, i pata thënë ‘të paska ra malli për NATO-n, ju jeni mësuar ta shkelni të drejtën ndërkombëtare’. Ketë po ia them edhe sot…”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/