Edita Tahiri zgjedhet anëtare Rrjetit Botëror të Grave për Paqen

10 korrik 2019 | 11:22

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri është zgjedhur anëtare e Rrjetit Botëror të Grave për Paqen.

Lajmin e ka bërë me dije Tahiri nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.

“E nderuar që jam zgjedhur anëtare e Rrjetit Botëror të Grave për Paqen / Women Waging Peace Network, Kroc Institute for Peace and Justice of San Diego University në ShBA.

Ky është një rrjet prej më shumë se 1000 grave paqebërëse nga mbarë bota që shërbejnë si negociatore, eksperte, avokate, politikëbërëse dhe në shumë role të tjera të nevojshme në proceset e paqes”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2579559052076593&set=a.1636835476348960&type=3&theater.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania amerikane e aeroplanëve “Boeing” është duke e humbur pozitën…