Edmond Hoxha me numër 98: Përkrahje madhështore për Kosovën fituese!

12 janar 2025 | 22:47

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Edmond Hoxha, ka shkruar në “Facebook” për hapjen e fushatës së AAK-së me partnerët e saj në Prishtinë.

Ai ka thënë se ky koalicion sot mori përkrahje madhështore për Kosovën fituese.

“Sot, në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe një herë vendosmërinë për një të ardhme më të ndritur, duke mbështetur fuqishëm hapjen e fushatës zgjedhore nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët”, ka shkruar Hoxha që në këto zgjedhje është pjesë e listës së AAK-së me numrin 98.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si sjellje…