Edmond Hoxha në Bec, merr mbështetjen e kësaj treve për zgjedhjet e 9 shkurtit
29 janar 2025
| 22:21
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha, ka marrë pjesë në një aktivitet në Bec, ku së bashku me bashkëqytetarët e Dushkajës, ndanë vizionin e kryetarit Ramush Haradinaj për një Kosovë të sigurt dhe të zhvilluar.
“Sonte në Bec, së bashku me bashkëqytetarët e Dushkajës, ndamë vizionin ekKryetarit Ramush Haradinaj për një Kosovë të sigurt dhe të zhvilluar. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që na presin, duke kërkuar mbështetjen e kësaj treve për të jetësuar programin tonë dhe për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur”, ka shkruar Edmond Hoxha në “Facebook”.
Në këtë tubim elektoral ishin të pranishëm edhe kandidatë tjerë për deputetë nga AAK-ja.