Edmond Hoxha në hapjen e fushatës në Prizren me rininë, shpaloset programi qeverisës
Kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 98, Edmond Hoxha, ka qenë i pranishëm dhe ka marrë fjalën në hapjen e fushatës së këtij subjekti politik në Prizren.
Në këtë takim me rinjtë e Prizrenit, Hoxha ka bërë me dije se kanë shpalosur programin qeverisës, i cili reflekton vizionin tonë për një të ardhme më të mirë, me mundësi të barabarta për të gjithë.
“Sot, në një atmosferë entuziaste dhe të mbushur me energjinë rinore, zyrtarisht hapëm fushatën tonë zgjedhore në Prizren! Me të rinjtë e qytetit tonë, shpalosëm programin tonë qeverisës, i cili reflekton vizionin tonë për një të ardhme më të mirë, me mundësi të barabarta për të gjithë. Bashkë, po ndërtojmë projekte që fuqizojnë rininë, mbështesin zhvillimin ekonomik, investojnë në arsim, dhe ruajnë trashëgiminë e pasur kulturore të Prizrenit”, ka shkruar ai në “Facebook”.