Edmond Hoxha vazhdon fushatën, shpaloset programi me banorët e Anadrinisë
19 janar 2025
| 22:14
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha, ka vazhduar fushatën zgjedhore.
Ai sot së bashku me kolegë të koalicionit AAK-Nisma kanë shpalosur programin zgjedhor me banorët e Anadrinisë.
“Në kuadër të aktiviteteve për shpalosjen e programit zgjedhor, sonte patëm kënaqësinë të takojmë banorët e Anadrinisë. Gjatë këtij takimi, diskutuam për vizionin e kryeministrit Ramush Haradinaj për një Kosovë më të fortë dhe të zhvilluar. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe përkushtimin! Bashkë drejt një të ardhmeje më të mirë!”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.