Edmond Thaçi, kryetar i ri i SHGSK-së

27 shtator 2019 | 16:51

Gazetari i Radio Kosovës, Edmond Thaçi është zgjedhur kryetar i ri i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Në kuvendin e kësaj shoqate, i cili u mbajt sot në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, Thaçi është votuar unanimisht nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij kuvendi, duke e pasuar në këtë pozitë Arlind Grantollin, i cili e drejtoi me sukses këtë shoqatë në mandatin katërvjeçar, gjatë të cilës periudhë SHGSK arriti të anëtarësohet në AIPSA. Ndërkohë, në votimin e fshehtë për anëtarë të ri të Bordit të SHGSK-së u zgjodhën Alba Merovci (RTK), Jon Ajeti (Klan Kosova), Qendresa Krelani (Radio Kosova), Lorik Jashanica (Gazeta Blic) dhe Arbnor Rahova (RTV Dukagjini), derisa në pozitën e sekretarit u zgjodh Artan Muhaxheri (RTK).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Merita…