Edon Cana, kandidat për deputet: Kosova ka nevojë për liderë të dijes dhe kompetencës

25 dhjetor 2024 | 19:43

Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherit kandidat për deputet, Edon Cana është takuar sot me kreun e kësaj partie, Memli Krasniqin.

Cana ka shkruar se me Memli Krasniqin nuk e bashkon vetëm politike, por edhe koha e studimeve.

“Me mikun dhe kryetarin Memli Krasniqi nuk na bashkon vetëm politika, por edhe studimet, nga të cilat ruajmë kujtime shumë të mira”.

Cana ka thënë se është krenar që bashkë janë përpjekur të kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve, e siç thotë ai Kosova meriton një qeverisje më të mirë

“Jam shumë krenar që bashkë jemi përpjekur të kontribuojmë si gjeneratë në ndërtimin e institucioneve. Kosova meriton një qeverisje më të mirë, qeverisje të dijes dhe kompetencës”, ka shkruar Cana në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rrëzoi vendimin e Komisionit…