
Edon Cana kërkon lirimin nga detyra e ambasadorit në Bullgari
02 nëntor 2020
| 12:13
Edon Cana ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Bullgari.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kërkesën për lirimin e tij nga pozita e ambasadorit e ka bërë në muajin shtator.
“Të nderuar miq, në muajin shtator kam dorëzuar kërkesën time për tu liruar nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Sofje, Bullgari! Së shpejti do të përfundojë misionin tim. Ishte nder i veçantë të shërbej si Ambasador i Republikës së Kosovës ne Bullgari”, ka shkruar Cana.