‘Edon Zhegrova është i etur për t’iu bashkuar Napolit’

13 janar 2025 | 14:59

Sulmuesi Edon Zhegrova ka dëshirë për t’iu bashkuar Napolit në këtë afat kalimtar të janarit.

Mediat italiane kanë raportuar se ylli i Kosovës është i etur që të luajë nën urdhrat e Antonio Conte dhe të bëhet bashkëlojtar me Amir Rrahmanin.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet Lille. Skuadra franceze është duke refuzuar të shesë Zhegrovën, por edhe nëse ndryshon mendje, atëherë do të kërkojnë rreth 30 milionë euro për kartonin e kosovarit.

“Lille ende nuk është e hapur për shitjen e mundshme të Edon Zhegrovës. Lojtari e ka dëshirën e çmendur për t’iu bashkuar Napolit. Ai dëshiron të largohet në Ligue 1. Mundësia për të luajtur me kapitenin Amir Rrahmani po e ngrit edhe më shumë këtë dëshirë dhe e tundon që të përfundojë te Napoli. Fakti që është majtak shton disavantazh, edhe pse drejtori sportiv i Napolit e vlerëson shumë. Çmimi i tij shkon 25-30 milionë euro”, raporton gazeta italiane “Corriere dello Sport”.

Sipas kësaj gazete, Napoli mund të insistojë sërish për shërbimet e Zhegrovës dhe të nis një ofertë zyrtare në javët e ardhshme.

Zhegrova është duke vazhduar shkëlqimin te Lille, ku këtë sezon ka shënuar 8 gola në Ligën e Kampionëve dhe Ligue 1, derisa ka të regjistruar edhe dy asistime.

Te Napoli, Zhegrova shihet si pasuesi adekuat për Khvicha Kvaratskhelia, me këtë të fundit që po shkon drejt PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë…