Edon Zhegrova, heroi i tifozerisë së Lilles
01 prill 2024
| 11:03
LOSC Lille ka shënuar fitore në xhiron e 27-të në Ligue 1 të Francës, falë dy golave të shënuara nga sulmuesi i krahut i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Zhegrova, gjatë 77 minutave sa luajti, ishte golashënuesi i vetëm i ekipit të tij, të cilët e mposhtën ekipin Lens, duke e ngritur Lillen në vendin e 4-t në renditje.
Edoni, heroi i tifozerisë së Lille, pati paraqitje mbresëlënëse me statistika të jashtëzakonshme në këtë ndeshje.